E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padit burgjet, 150 leje para zgjedhjeve

 

Tirane – Partia Socialiste padit në Prokurori Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me akuzën se ka dhënë 150 leje dalje nga qelitë një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas të cilave në Prokurorinë e Tiranës është depozituar kallëzim penal në adresë të krerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kallëzimi mësohet se është bërë ditën e shtunë, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Sipas padisë së bërë nga PS-ja, në mënyrë të parregullt e të paligjshme, autoritetet e burgjeve u kanë dhënë leje dalje nga qelia 150 personave vetëm pak kohë para zgjedhjeve. Sipas PS-së, vendimi është i motivuar polikisht për të favorizuar Partinë Demokratike. Në kallëzimin penal thuhet se burgjet u dhanë leje këtyre personave, të cilët i kishin emrat në listat e votuesve pranë vendbanimeve të tyre. Në këtë situatë ata nuk mund të votonin në burgjet ku mbahen, pasi nuk kishin emrat në listë. Për të favorizuar PD-në në zgjedhje, sipas kallëzimit të Partisë Socialiste, 150 personat e burgosur kanë fituar leje dalje të përkohshme jashtë kritereve për të marrë pjesë në votime. Pasi ka konstatuar këtë fakt, PS iu drejtua Prokurorisë së Tiranës me padinë penale. Burime nga organi i akuzës thanë se kallëzimi po vlerësohet dhe se ende nuk ka filluar procedim penal për këtë çështje.                           tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›