E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktimat e trafikimit, në skemën e ndihmës ekonomike

TIRANE- Viktimat e trafikimit do të përfitojnë ndihmë ekonomike. Ndryshimi në ligjin për ndihmën dhe shërbimet shoqërore është miratuar në Komisionin Parlamentar të punës dhe cështjeve sociale. Drejtuesit e Ministrisë së Punës që janë dhe hartuesit e draftit kanë shpjeguar që ka qenë praktika që ka diktuar domosdoshmërinë e përfshirjes së viktimave të trafikut në skemën e ndihmës ekonomike.

Një tjetër ndryshim që propozohet nga Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale është financimi i qendrave rezidenciale të viktimave të trafikimit nëpërmjet transferimit të fondeve nga buxheti i shtetit te organet vendore dhe më pas në qendrën ku ofrohet shërbimi.
Një praktikë e tillë do të ndiqet në kuadër të procesit të decentralizimit të pushtetit lokal.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›