Josipovic inagurohet si president, mungon Tadic
ZAGREB- Ivo Josipovic është inauguruar në postin e presidentit të Kroacisë, duke premtuar luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës.
Ai është presidenti i tretë prej pavarësisë së Kroacisë nga ish Jugosllavia në vitin 1991. Ivo Josipovic, 52 vjeçar, është anëtar i Partisë Socialdemokrate opozitare. President i deritashëm i Kroacisë ishte Stipe Mesic, i cili në këtë post qëndroi dy mandate për pesë vite.
Në mesin e afro 70 delegacioneve shtetërore, në inaugurim morën pjesë e presidenti shqiptar Bamir Topi ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Bosnjë Hercegovinës, ai i Maqedonisë, i Sllovenisë, e të tjerë.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve B92 në inaugurimin e presidentit Ivo Josipovic, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë fqinje, Boris Tadic, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
(m.a/News24/BalkanWeb)