Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, Halili rivali i Dukës
TIRANE- Refik Halili do të jetë rivali i Armand Dukës për postin e presidentit të Federatës. Klubi Tirana ka çuar sot në Federatën Shqiptare të Futbollit dosjen e plotë, që përmban propozimin për kandidaturën e Halilit si edhe kurrikulumin apo arsyet përse bëhet ky propozim. Në këtë mënyrë, presidenti i Tiranës do të jetë kundërshtari i Dukës në zgjedhjet që do të zhvillohen më 9 mars në Durrës. Dita e enjte ishte e fundit për pranimin e kandidaturave dhe tashmë në garë për kreun e FSHF janë dy kandidatë, presidenti aktual Duka dhe Refik Halili. Ky i fundit prej kohësh është profilizuar si një rival i presidentit të Federatës, duke e akuzuar atë edhe për abuzime me fondet. Pas këtij vendimi për të kandiduar, ai duhet të japë dorëheqjen nga presidenca e Tiranës, gjë që mësohet se e ka bërë të martën në mbrëmje në mbledhjen e kryesisë.
Asambleja e 9 marsit do të shënojë një moment kyç në futbollin shqiptar, pasi prej saj do të dalë njeriu që do të drejtojë këtë sport për 4 vitet e ardhshme. Numri i delegatëve që votojnë për presidentin e Federatës është 65 dhe për t’u zgjedhur president, është e nevojshme marrja e 2 / 3 së votave. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë herë do të votohet sipas parimit një anëtar një vot, pra çdo klub apo shoqatë anëtare e Federatës, ka të drejtën vetëm të një vote. Më përpara, 12 klubet e Superligës kishin nga 2 vota, por kjo mënyrë u ndryshua me Asamblenë e 12 nëntorit 2008, kur në Tiranë erdhi kreu i UEFA-s Mishel Platini.
(e.n/BalkanWeb)