Eshton: Heqja e vizave, për të çuar përpara reformat në Ballkan
Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të dëshmojë që është në gjendje të ndihmojë reformat në vendet fqinje, nga Bjellorusia në Marok, nëse dëshiron që të merret seriozisht si lojtar global. Gjatë fjalës sw mbajtur nw një paraqitje në Parlamentin Evropian, ajo theksoi se edhe në Ballkan, Bashkimi Evropian duhet të këmbëngulë për reforma politike. “Heqja e regjimit të vizave dhe tregtia e lirë, janë elementë të rëndësishëm në duart e politikës evropiane për të çuar përpara reformat në Ballkan”, u shpreh Eshton.