Kryeparlamentari turk: Zgjedhjet e 28 qershorit, sipas standardeve ndërkombëtare
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Memet Ali Shahin, vlerësoi sot “realizimin sipas standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 28 qershorit, si një hap të suksesshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. “Turqia, mirëpret këtë integrim, sepse e konsideron Shqipërinë një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon”, u shpreh. Shahin, gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, në Turqi. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, pasi falënderoi për pritjen shumë të ngrohtë dhe miqësore që iu rezervua, vlerësoi se Shqipëria ka gjetur gjithmonë te Turqia një vend mik dhe mbështetës, gjë që u dëshmua edhe gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në këtë kuadër.