Eshton i kërkon opozitës libiane, të përqendrohet në siguri
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka mbajtur një konferencë urgjente për shtyp, rreth ngjarjeve në Libi.
Ajo tha se ka folur me kreun e Këshillit Tranzitor të opozitës, Mustafa Abdel Xhalil, i cili, siç tha Eshton, e ka njoftuar se 80 për qind e Tripolit kontrollohet nga kryengritësit, ndersa "beteja do të marrë kohë".
"Është shumë e rëndësishme që ne kemi filluar dhe po vazhdojmë procesin për të ndihmuar liderët e përkohshëm të Libisë që të përqendrohen në siguri. Ndjenja e sigurisë në vend është themelore për të ardhmen", tha Eshton.
Ndërkohë, forcat rebele raportohet të kenë hyrë në kompleksin ushtarak të Muamer Gadafit në Tripoli. Ende nuk ka informacione për vendndodhjen e udhëheqësit libian.