Belgjika premton angazhim për njohje të reja

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Paskal Gregori.
Deklarata për shtyp bën të ditur se Tahiri ka kërkuar nga ambasadori që shteti i tij ta ndihmojë Kosovën në rritjen e njohjeve.
"Tahiri kërkoi nga ambasadori Gregori, që Belgjika, si anëtare e Bashkimit Evropian, të përkrahë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ne hyrjen në marrëdhënie kontraktuale, si dhe përshpejtimin e statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian për Kosovën", vijon deklarata. Mësohet se ambasadori belg ka premtuar përkrahje, në drejtim të sigurimit të sa ma shumë njohjeve për Kosovën.