E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Sarkozi: "Gaddafi të largohet nga pushteti"

Presidenti Barak Obama dhe presidenti francez Nikola Sarkozi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth situatës shqetësuese në Libi. Gjatë kësaj bisede, mësohet se Obama ka deklaruar se tashmë ka përfunduar koha e Gaddafit dhe se ai duhet të largohet nga pushteti menjëherë.

Në lidhje me këtë çështje, SHBA do të japë një ndihmë financiare për rebelët në Libi, duke premtuar një ndihmë prej 1.5 mld USD për rebelët. Lajmi është konfirmuar nga agjensia e lajmeve "AFP".

BBC raporton se dy zyrtarët e lartë kanë rënë dakort për të vijuar përpjekjet ushtarake në mbështetje të autoriteteve legjitime libiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›