Robert Ford, viziton “epiqendrën e protestave”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Siri, Robert Ford, ka vizituar qytetin Jasem, në jug të vendit. Një zyrtar i ambasadës, tha se vizita e zotit Ford ishte pjesë e detyrave të tij diplomatike.
Jasem ndodhet në jug të provincës Dara dhe është epiqendër e protestave kundër regjimit sirian.
Ford ka shkaktuar zemërimin e autoriteteve të Damaskut kur në muajin korrik vizitoi qytetin Hamas, së bashku me ambasadorin francez në Siri.