E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss Kahni, i lirë

Prokurori i çështjes kundër Dominique Strauss Kahn ka kërkuar arkivimin e saj dhe lirimin e ish-kreut të FMN-së nga akuzat për mungesë provash. Prokurori ka arritur në përfundim se akuzat nuk mund të provohen vetëm me dyshime të arsyeshme. Tepër i zhgënjyer, avokati i kamarieres që akuzoi ish-kreun e FMN-së, ka thënë se prokuroria i ka mohuar kësaj gruaje mundësinë për drejtësi morale dhe materiale. Në maj të këtij viti, socialisti francez Strauss Kahn, që ishte parashikuar të sfidonte Nicolas Sarkozy në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, u padit për sulm seksual. Por tani Kahn mund të kthehet brenda 24 orësh në Francë. Dhe duket se lajmet e mira nuk mbarojnë për ish-kreun e FMN-së, pasi pritet të rrëzohen së shpejti edhe akuzat e tij në Francë, ku ai u denoncua nga shkrimtarja 32-vjeçare, Tristane Banon, për një episod që i takon vitit 2003. Sipas të përditshmes “Le Figaro”, prokuroria e Parisit pritet të lirojë nga akuzat ish-kreun e FMN-së, pasi prokuroria është bindur se nuk ka mundësi për të vërtetuar dhunën seksuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›