Masakra ne plazh, sillet i denuari me 20 vjet
Tirane-Gjashte vjet pas vrasjes makabre te tregtarit Robert Mitro, nga Fieri, sillet i prangosur ne Shqiperi, Fredi Aliaj, nje nga bashkepunetoret kryesore te autorit te ketij krimi Ismet Borici. Ne oren 15.00 te dites se djeshme, 30-vjecari Aliaj ka zbritur me pranga ne duar ne aeroportin e Rinasit. Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin e dates 1 nentor 2007, e ka denuar ate me 20 vjet burg, per vrasje ne rrethana te tjera cilesuese. Fredi Aliaj se bashku me autorin kryesor te krimit, Ismet Boricin dhe disa persona te tjere, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane vrare ne qytetin e Durresit duke rrahur me mjete te forta dhe torturuar ne menyre cnjerezore Robert Mitron. I esktraduari Fredi Aliaj, u arrestua ne nentor te vitit 2008 dhe ne bashkepunim me Interplo Hagen, u be e mundur sjellja e tij ne Shqiperi, per te vuajtur denimin.
Vrasja e elektricistit fierak
Ngjarja e rende per te cilet autoret jane gjykuar e denuar, ka ndodhur ne 27 janar te vitit 2004. Sipas te gjitha provave dhe deshmive gjate procesit gjyqesor, rezultoi se Robert Mitro ishte vrare me sepate dhe leve ne koke, ne apartamentin e tij ne plazhin e Durresit. Me pas trupi i masakruar ishte mbeshtjelle me batanije dhe eshte futur ne bagazhin e makines se tij ku eshte braktisur ne breg te detit dhe u gjet te nesermen e ngjarjes nga disa kalimtare. Mitro me origjine nga Fieri, kishte disa kohesh qe punonte si hidraulik dhe elektricist ne nje pallat qe po ndertohej ne Plazhin e Durresit, tek sektori "Hekurudha". Gjate kesaj kohe, ai banonte ne nje apartament ne katin e peste te nje pallati ne sektorin "Hekurudha" te Plazhit. Policia e Durresit ne bashkepunim me ate te Fierit kane mundur te zbardhin brenda pak kohesh, skenarin e krimit dhe kane identifikuar edhe autoret e tij. Ismet Borici, u identifikua si autori kryesor i vrasjes dhe bashke me te ne kete krim makaber, kishin marre pjese edhe disa kusherinj te tij, Fredi dhe Sokol Aliaj, si dhe Platon Pepaj.
Shkaku i vrasjes
E gjitha historia e krimit e kishte zanafillen ne qytetin e Fierit. Robert Mitro, ne ate kohe 37 vjec, kur ka vendosur te punoje ne plazhin e Durresit, kishte marre me vete per te jetuar me te edhe nje vajze 17-vjecare me inicialet D.H, nga fshati Mbyet i komunez Portez te Fierit. Duket se ka qene babai i vajzes, Bexhet Hoxha, ia qe ka nxitur te afermit e tij te hakmerren ndaj elektricistit fierak. Te kater personat qe tashme kane marre denimin nga gjykata, kane shkuar ne plazhin e Durresit dhe pasi kane gjetur atje mbesen e tyre, e kane perdorur ate si karrem te therriste Robert Mitron. Ky i fundit eshte pergjigjur ne telefon dhe ka shkuar ne apartamentin e tij ne plazh. Aty e prisnin edhe agresoret, te cilet e tortuaruan per vdekje. Sipas policise, dhune ishte ushtruar edhe mbi 17-vjecaren.
Mitro, sapo ishte kthyer nga Greqia
Viktima e kesaj masakre, Robert Mitro, sapo ishte kthyer nga Greqia dhe kishte vendosur te punonte ne atdhe. Ai jetonte ne lagjen "16 Prilli" ne Fier, se bashku me familjen e tij, gruan dhe dy femijet. Pas kthimit nga Greqia ai merrej me tregti te materialeve elektrike, jo vetem ne Fier por edhe ne rrethe te tjera. Pas vrasjes, gruaja e tij kishte deklaruar se Roberti nuk i kishte borxh askujt dhe ishte njeri i rregullt.
Te akuzuarit e masakres, u denuan me 51 vjet burg
Ne maj te vitit 2007 Gjykata e Krimeve te Renda, denoi me 51 vjet burg, autoret e vrasjes se Robert Mitros. Gjykata denoi me 25 vjet burg autorin kryesor te vrasjes, Ismet Boricin dhe me 20 vjet burg bashkepunetorin kryesor te tij Fredi Aliaj. Ndersa Sokol Aliaj dhe Platon Pepaj, u denuar me 3 vjet burg per moskallezim krimi. Ne seancen e dhenies se vendimit ka qene prezent vetem Platon Pepaj, ndersa Ismet Borici dhe Sokol Aliaj, u ekstraduan vitin e kaluar, pari nga Belgjika dhe tjetri nga Hollanda, ku ndodheshin pas kryerjes se krimit.