“Eshtrat, komunistët ruajtën vetëm varret e bashkëfajtorëve”
Ferdinand Dervishi"Qentë kafshohen, por edhe nuk ja hanë krejt këmbët njëri-tjetrit. Të gjitha varret e ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të Enver Hoxhës, që janë vrarë nga ai vetë, janë zbuluar, ndërsa vendvarrimet e kundërshtarëve të regjimit nuk gjenden ende". Ky është thelbi i argumentimeve të Besim Ndregjonit, sekretarit të Shoqatës së Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë, lidhur me çështjen e mosgjetjes së varreve të të pushkatuarve të komunizmit. I angazhuar për rreth 18 vjet me këtë problem, zoti Ndregjoni duket se është një nga njerëzit më të qartë, që di të flasë me hollësi për këtë temë, madje të përshkruajë me detaje edhe se si është vepruar me pushkatimet në periudha të ndryshme kohore të viteve të komunizmit.Zoti Ndregjoni, ju keni 18 vjet që asistoni familjarë të ndryshëm që kërkojnë eshtrat e të pushkatuarve të kohës së komunizmit. A ka pasur mënyra të ndryshme veprimi në kohë të caktuara? Si janë dokumentuar pushkatimet në këto periudha?Nga eksperienca e gjatë unë mendoj se jam në gjendje të bëj një panoramë pak të gabueshme për këtë çështje. Saktësisht sipas meje komunistët kanë nisur që në kohën e luftës me zhdukjen e kufomave të viktimave të tyre. E bënin këtë sepse ende nuk e dinin se si do vinte filli i Luftës së Dytë Botërore. Kryesisht ata vranë ata që i quajtën bashkëpunëtorë të fashizmit, por në lista përfshinë edhe kundërshtarët eventualë për pushtet. Ishte një strategji e përgatitur nga jugosllavët Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi, për t'i hapur udhë sundimit të ardhshëm komunist. Periudha e dytë e pushkatimeve nisi me hyrjen në Tiranë të komunistëve në tetor 1944. Njësitet guerile dhe Brigada e komanduar nga Mehmet Shehu, ndërmorën një fushatë të gjerë spastrimesh, pra pushkatimesh pa gjyq. U vra, për shembull, Prof. Doc. Lorenc Rasha vetëm sepse kishte sfiduar me argumente Enver Hoxhën në Pezë. Lorenc Rasha kishte dy tituj akademikë të marrë në Austri dhe dy të tjerë, teologjikë, të marrë në Itali. Po kështu u vra edhe Shefqet Deliallisi, ish-deputet i Parlamentit e shumë të tjerë. Të dyve nuk u dihen varret ende. Edhe në këtë periudhë komunistët sërish i zhdukën kufomat, apo më saktë i mbajtën sekret varret e tyre masive. Vetëm një pjesë e eshtrave të "Grupit të Deputetëve" janë gjetur pothuaj rastësisht në Tiranë, pasi një bari mbante mend vendin ku i kishin varrosur natën dhe në fshehtësi.Një periudhë e dytë dhune e pushkatimesh mund të quhet ajo e viteve që nga 1944 deri më 1960, ku komunistët i'u vërsulën të gjitha familjeve të mëdha dhe fisnike që i llogarisnin si kundërshtarë eventualë. Në këtë periudhë u pushkatuan Koço Kota, ish-kryeministër apo Mirash Ivanaj, ish-ministër i Arsimit, të cilëve nuk u dihen varret. Një kreshpërim të dhunës pati edhe në vitin 1956, pas Revolucionit Hungarez. Pra nëse në këtë kohë e gjithë pjesa komuniste e botës dënonte krimet e Stalinit duke i lënë ato pas, komunistët shqiptarë ia shtuan Stalinit monumentet dhe njëkohësisht edhe dhunën. Në këtë kohë janë ekzekutuar personazhe të nderuar të Luftës, si Dali Ndreu e Liri Gega - kjo shtatzënë - të cilëve gjithashtu nuk u janë gjetur eshtrat. A mendoni se mund të jenë ruajtur dokumente që të tregojnë vendvarrimet?Ka ende arkiva të pahapura, të pashfletuara që për mua mund të ruajnë të dhëna të vlefshme. Kështu unë jam i mendimit që të hapet arkivi i ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Sepse aty janë vendimet e urdhrat e pushkatimeve. çfarë karakteristikash kanë pasur sipas jush pushkatimet e pas vitit 1960? Në këtë periudhë për mendimin tim nisi edhe lufta brenda llojit. Madje edhe më e egër se ajo ndaj kundërshtarëve të regjimit në radhët e popullit. Kështu u vranë apo u helmuan që nga Sejfulla Malëshova, ish-ministër Arsimi, Gjin Marku, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Tuk Jakova, e të tjerë. Dështimet e ekonomisë komuniste në vitet 1970 kërkuan edhe ato koka fajtorësh në thonjëza. Kështu u goditën të ashtuquajtura grupe armiqësore në ushtri, në sektorin e naftës, në ekonomi etj. Por në ndryshim nga varret e të pushkatuarve nga radhët e kundërshtarëve në popull, varret e bashkëpunëtorëve të krerëve të komunistëve shqiptarë, janë gjetur shumica. Por edhe pas vdekjes së Enver Hoxhës nuk pati ndonjë ndryshim. Ramiz Alia nis të pushkatonte njëlloj si ai. Madje ai ngado që shkonte se nga sajonte grupe apo individë që tentonin ta vrisnin. Shumë nga këta janë pushkatuar dhe nuk u dihen varret. Si për të vërtetuar se nuk kanë pasur asnjëherë shpirt, komunistët e mbyllën historinë e tyre sërish me pushkatime monstruoze. Ishin pushkatimet në kufi, në vitet 1989-'90, në një kohë kur ishte hequr edhe ligji i kalimit të paligjshëm të kufirit.Ju thatë se komunistët kanë ruajtur të dhëna vetëm për vendvarrosjet e bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt. Si e shpjegoni këtë?Jam shumë i bindur. Flas për vendvarrimet e më gjakësorëve ndër ata, si për shembull të Beqir Ballukut e grupit të tij, të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut e të tjerëve. Pra eshtrat e këtyre tashmë janë gjetur. Kjo, sepse krerët e komunizmit shqiptar u kujdesën që të paktën bashkëpunëtorëve të tyre në njëqind e një të zeza, të mos u humbnin varret. Të pushkatuarit nga Shkodra, që s’u dihet varriSadik Zagora (Mema) 1945Ndue Gjok Vocrri 1946Dilaver Isuf Zagolli 1944Gjok Nik Nika 1946Rasim Isuf Doçi 1944Gjon Mark Kumllaku 1989(shëtitur i vrarë në Shkodër)Shaban Elez Muhja 1945Kole Dede Deda 1946Palok Pikolini 1945Dede Shabani 1945Pjeter Nik Mihaj 1945Ndoc Llesh Malaj 1972Gjergj Zef Mosi 1944Gjon Kole Shllaku 1957Lesh Marashi (varur) 1945Dede Fran Gjerkaj 1989(shëtitur i vrarë në Shkodër)Kole Mirash Kola 1946Kokerr Kol Marashi 1946Pale Kokerr Palna 1990Zade Luc Palna 1990Liljana Pal Palna 1990Mark Deli Marashi 1946Ndue Deli Marashi 1946Beg Deli Marashi 1946Ndue Gjeto Gjetja 1946Sait Selim Sekja 1944Gjelosh Kole Gjoni 1949Kole Gjergj Kola 1949Qazim Laçi 1951Kolec Simon Vokrri 1947Hamit Osman Sefa 1949Ndoc Gjeto Luli 1945Kole Palush Kola 1945Hysen Metani 1949Gjelosh Luli 1947Ymer Beqir Shaba 1946Elez Bajraktari 1946Jonuz Salo Shkreli 1946Osman Hyseni 1946Rexhep Idriz Bushaj1946Metush Ali Cekaj 1946Reshit Beqir Bushaj1946Halil Daut Bushaj 1946Sylo Gjeto Alia 1946Idriz Ibro Cekaj 1946Hys Velushi 1946Haxhi Hajdari 1963Gani Kali 1944Abdyl Beqir Hardolli1946Xhelal Beqir Hardolli1946Selim Ram Rama 1945Nush Tom Keka 1955Prel Tom Keka 1954Gjergj Vat Gjeloshi 1946Gjon Ded Prendi 1944Sadik Haxhi Hyseni 1944Kol Nuri Sheldia 1945Martin Rrok Simoni 1945Idriz Kadri Delaj 1947Tristan Median Halilaj 1982Mhill Zef Beqari 1953Gjon Lulash Destanisha 1951Ded Mhill Kola 1946Lulash Mark marku 1948Nik Deli Paplekaj 1951Olsi Lorenc Lorja 1990Pjeter Zef Rrukaj 1945Muharrem Sait Fusha1961Kole Leke Ducaj 1945Lodovik Gasper Saraçi1948Luigj Gjeto Kastrati 1945Paulin Markl Paci 1948Mark Zef Gjoni 1950Bisho Hasi 1959Gjon Ded Prendi 1944Kole Vat Gjoni 1944Pal Pllumb Gjoni 1944Nikoll Mirash Ndou 1944Lazer Vuksani 1944çun Sokoli 1944Ndoc Vat Keçi 1952Mhill Kadri Kodernikaj 1946Mark Pllumb Kodernikaj 1952Zef Shyt Ndoja 1949Rrok Zojzi 1953Losh Kola 1945Ndoc Tom Toma 1945Ndoc Ndrek Kabashi1967Nikoll Gjok Vershta 1957Osman Anamali 1944Gjon Rasha 1944Zef Marash Mhilli 1946Skender Alia 1953Gjush Mark Lumçi 1946Kol Simon Vokrri 1947Zef Vata 1946Selim Rama 1945Mhill Vocerr Lulashi 1944Bajram Cuf Bishja 1946Nuz Salo Shkreli 1946Kole Lek Ducaj 1945Luc Gjeto Lukaj 1945Fran Jak Shgutaj 1951Hysen Haxhi Haxhia1950Mark Cacaj 1948