Fundviti, rritet fluksi i levizjes ne pikat kufitare
KAPSHTICE - Festat e fundvitit jane duke shtuar fluksin e emigranteve shqiptare qe hyjne ne atdhe nepermjet pikes kufitare te Kapshtices. Nga dita ne dite nga 10 dhjetori kur ka nisur dhe afati i hyrjes pa problem te emigranteve shqiptare qe jane ne proces te rinovimit te lejeve te tyre te qendrimit, dhe qe ju lejohet hyrja ne atdhe, ka nisur te shtohet dhe numri i hyrjeve nga Greqi ne Shqiperi. Pala shqiptare eshte duke punuar me tre sportele per shtetasit qe hyjne ne territorin tone, nderkohe qe ne dy ditet e para nuk ka patur radhe, ndonese vargu i mjeteve nuk ka qene i paket. Sipas komandantit te pikes se kalimit kufitar, Dritan Shema, kalimi nderkufitar i emigranteve ka qene i qete ne oret e para, ndersa mendohet se situata do te jete nen kontroll te plote gjate gjithe kohes, por ne menyre te veçante gjate diteve me pikun me te madh te levizjes. Gjate 24 oreve te fundit jane regjistruar rreth 750 emigrante shqiptare qe kane hyre ne Shqiperi nepermjet Kapshtices me rreth 185 automjete. Emigrantet nuk kane pritur as ne anen greke, ku autoritet e ketij vendkalimi jane treguar me te kujdesshem dhe me te shpejt se heret e tjera.
13 Dhjetor 2007