Esien i dëmtuar, humbet Botërorin
Gana
S’ka botëror për mesfushorin e Ganës, Mikael Esien. Lojtari i çelsit është dëmtuar në gju, ka bërë të ditur Federata Ganeze e Futbollit. Vendimi për mospjesëmarrjen e Esien është vendosur pas një konsultimi me mjekët e federatës ganeze dhe atyre të çelsit, nga të cilët është mësuar se mesfushori nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet nga dëmtimi në gju në kohën e duhur për në Botërorin e Afrikës së Jugut 2010. Mjekët kanë fiksuar kohën e plotë të rikuperimit të lojtarit për fundin e muajit korrik. Esien ishte dëmtuar janarin e kaluar me rastin e zhvillimit të ndeshjeve të Kupës së Afrikës. Gana është pjesë e Grupit D së bashku me Serbinë (me të cilën do të nisë Botërorin më 13 qershor), Australinë dhe Gjermaninë.
#