Bufon mbyll çështjen: Qëndroj te Juventusi
Xhanluixhi Bufon hedh poshtë të gjitha hipotezat rreth largimit nga Juventusi dhe konfirmon se do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat kuqezi. “Situata ime me Juven nuk ka nevojë të sqarohet, pasi mendoj se nga ana e tyre, ashtu si nga ana ime, drejtuesit e klubit kërkojnë që të vazhdojmë bashkëpunimin”, ishin fjalët e “gardianit” bardhezi. “Provat e vazhdueshme të vlerësimit që kam marrë nga tifozët dhe nga të gjithë ata që punojnë te Juventusi, nuk mund të anashkalohet. Ato kanë ndikuar jashtëzakonisht në momentin kur po vlerësoja situatën time te ky ekip”. Më tej ai ka paralajmëruar shokët e skuadrës, por edhe elementët që pritet të afrohen gjatë merkatos: “Tani e tutje, të gjithë ata që do të luajnë me fanellën e Juventusit, duhet të japin maksimumin në fushën e lojës. E turpëruam emrin e klubit në sezonin që sapo u mbyll”.
#