E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aston Vila transferon portierin Given

Aston Vila ka kompletuar transferimin e portierit të Republikës së Irlandës, Shej Given nga Mançester Siti. 35-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Vila Park pasi klubet arritën marrëveshje mes tyre, por nuk publikuan detajet financiare të saj. Menaxheri i ri i Aston Villës, Aleks MekLish kërkoi ish-portierin e Njukastëll pas largimit të veteranit Bred Fridëll te Totenham. “Aston Villa është një klub i madh dhe jam i lumtur që kam ardhur këtu”, tha Given për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›