E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koeficientet per Universitetin Bujqesor, Politeknik dhe te Tiranes

Luljeta Ndoka
Ministria e Arsimit ka shpallur dje koeficientet e Universitetit Bujqesor te Tiranes, atij Politeknik dhe Universitetit te Tiranes. Per te gjitha keto institucione te Arsimit te Larte, jane gjithsej 10 lloje shkollash te mesme, dhe 9 lende me zgjedhje. Pothuaj ne te gjitha deget shkollat e Mesme te Pergjithshme, profili i pergjithshem do ta kene koeficientin maksimal, 1,4. Ndersa kur ndahen me profile, ato marrin koeficientin, sipas llojit te deges ku aplikon maturanti per te fituar te drejten e studimeve. Keshtu, Shkolla e Mesme e Pergjithshme, profili natyror (Ne kete grup perfshihet edhe seksioni dygjuhesh francez ne Korce te shkolla "Raqi Qirinxhi"), koeficienti eshte 1,4 per te gjitha lendet shkencore, ndersa 1 per lendet shoqerore.
Shkollat, e ndara sipas kategorive, dhe si rrjedhoje edhe sipas koeficienteve, jane shkollat e mesme te pergjithshme, shkollat e mesme te pergjithshme profili natyror, shkollat e mesme e pergjithshme, profili shoqeror, shkolla Teknike-Ekonomike 5-vjecare, shkollat Teknike-Profesionale 5-vjecare dhe 3+2 vjecare, shkolla Social-Kulturore e Gjuheve te Huaja, shkolla Social-Kulturore Artistike e Sportive, shkolla Social-Kulturore Pedagogjike (4 vjecare), shkolla e mesme e pergjithshme me kohe te shkurtuar dhe shkolla teknike-profesionale me kohe te shkurtuar, qe kane dhene provimet e "Matures Shteterore".
Ndersa nje pjese e konsiderueshme ne tabelat qe kane shpallur universitetet publike te vendit, i kushtohet edhe koeficienteve te lendeve me zgjedhje. Keshtu, jane 9 lende gjithsej: Fizike, Kimi, Biologji, Anglisht, Frengjisht, Histori, Gjeografi, Njohuri per Shoqerine dhe Njohuri per Ekonomine dhe Filozofine. Per sa u perket koeficienteve te lendeve me zgjedhje, logjika e ndjekur ka qene pikerisht edhe ajo qe eshte ndjekur per Ekonomikun. Ne deget me profil shoqeror, koeficienti eshte me i larte pikerisht per lendet shoqerore. Ndersa per lendet shkencore, koeficienti eshte 1. Shembull tipik eshte Fakulteti i Drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›