Rikthehen konkurset, fituesit ne Bruksel
Luljeta Ndoka
Ministria e Integrimit rikthen vrullshem konkurrencen mes nxenesve. Nje varg konkursesh, qe kane nisur dje mes nxenesve te shkollave me te mira ne Shqiperi, do te vene ne prove dijet e nxenesve per procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Dhe "shperblimi" per fituesit do te jete mjaft i lakmueshem: "Nje jave vizite te fituesve ne institucionet e Bashkimit Evropian". Ka qene vete ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila e ka anoncuar kete stimul per me te miret. Jane 24 shkolla qe garojne mes tyre per te arritur ne gjysmefinale, e me pas ne finale. Konkursi i titulluar "Une dhe Evropa" ka nisur dje me konkursin e 12 shkollave, ndersa 12 shkollat e tjera do te konkurrojne me 8 mars. Fituesit paraprake jane shpallur tashme per fazen preeliminatore, ndersa pjesa tjeter do te shpallen pas nje jave, per te konkurruar mes tyre.
Shkollat e rretheve duket se kane triumfuar kundrejt atyre te kryeqytetit. Keshtu, shkolla "Ismail Qemali" ne Tirane eshte gjunjezuar para "Asim Zenelit" te Gjirokastres, duke marre plot 24 pike me pak, nje zhgenjim jo i vogel ky per "tironsit". E pra, duket se perpos testeve te matures, apo olimpiadave te rrallezhvilluara, Ministria e Integrimit ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe te Shkences po rikthejne konkurrencen e vertete. Behet fjale per venien perballe te nxenesve te shkollave nga jugu ne veri. Dhe rezultati ishte shume befasues. Sepse jo vetem shkolla "Ismail Qemali", por edhe "Petro Nini", ka dale ne disavantazh me nje shkolle rrethesh, ate te Korces, e cila ka triumfuar dukshem.
Keshtu, shkollat qe kualifikohen ne fazen preeleminatore jane: shkolla "Havzi Nela" e Kukesit, Shkolla "Asim Zeneli" e Gjirokastres, "Themistokli Germenji" e Korces, "Dhaskal Todri" e Elbasanit, "Aleksander Moisiu" e Kavajes dhe "28 Nentori" e Shkodres. Sipas burimeve nga Ministria e Integrimit, qellimi i ketij aktiviteti, te nisur dje ne Qendren Nderkombetare te Kultures, eshte rritja e njohurive te te rinjte per BE-ne, dhe procesin e integrimit evropian. Aktivitete te tilla pritet te japin efektin e duhur, duke rritur ndergjegjesimin e te rinjve per kete proces tejet te rendesishem. Me kete qellim, Ministria e Integrimit ka botuar dhe shperndare librin "15 pyetje per Bashkimin Evropian", botim i cili do te sherbeje si tekst baze per zhvillimin e disa oreve mesimore per Integrimin Evropian ne programin e shkollave 9-vjecare dhe te mesme te vendit.
Iva Tasho: Brukseli do te na jape shtyse te fitojme
Per Iven dhe nxenesit e tjere te shkolles "Aleksander Moisiu" ne Kavaje, konkursi behet akoma me interesant, nisur nga cmimi qe do t'u jepet fituesve. "Vizita ne Bruksel na tundoi shume dhe na shtoi ethet per nje pjesemarrje sa me dinjitoze ne konkurs", thote ajo. Iva dhe shoqet e saj tregojne se kane pasur pak kohe per t'u pergatitur per kete konkurs. "Kishim vetem 2-3 dite ne dispozicion, do te donim shume te kishim me teper, por kjo nuk ndodhi", thone ato njezeri. Megjithate, vajzat e "Aleksander Moisiut" kane fituar dje kundrejt "Babe Dude Karbunares" se Beratit, me 3 pike avantazh. Nxeneset nga Kavaja e thone me krenari se jane ne kete shkolle, e cila "shperfillet" disi, per shkak te profilit te saj shoqeror, e, megjithate, per ta, ajo eshte me e mira. Iva Tasho, nxenese e vitit te trete te kesaj shkolle, thote se ka mjaft emocione, por edhe e ndjen konkurrencen, per shkak se protagoniste jane disa shkolla me emer. Megjithate, ajo ka punuar shume per t'u perballur ne menyre sa me dinjitoze, ashtu sic i ka hije asaj shkolle. U urojme suksese, jo vetem atyre, por edhe nxenesve te shkollave te tjera ne kete gare aq te bukur, e te projektuar me kujdes nga Ministria e Integrimit dhe MASH.
Rezultatet e konkurseve te djeshme:
"Havzi Nela" (Kukes) 31 pike - "Janaq Kilica" (Fier) 28 pike
"Asim Zeneli" (Gjirokaster) 37 pike - "Ismail Qemali" (Tirane) 13 pike
"Petro Nini" (Tirane) 18 pike - "Themistokli Germenj" (Korce) 34 pike
"Dhaskal Todri" (Elbasan) 37 pike - "Ali Demi" (Vlore) 36 pike
"Aleksander Moisiu" (Kavaje) 30 pike - "Babe Dude Karbunara" (Berat) 27 pike
"28 Nentori" (Shkoder) 36 pike - "Naim Frasheri" (Durres) 29 pike
Konkurruesit e dates 8 mars:
"Partizani" (Tirane) - "Nazmi Rushiti", (Diber)
"Asim Vokshi" (Tropoje) - "Raqi Qirinxhi" (Korce)
"Hasan Tahsini" (Sarande) - "Gjergj Kastrioti" (Durres)
"Reshit Collaku" (Pogradec) - "Qemal Stafa" (Tirane)
"Oso Kuka" (Shkoder) - "Hydajet Lezha" (Lezhe)
"18 Tetori" (Lushnje) - "Sami Frasheri" (Tirane)