Muzika është shoqëruesja më e mirë e të rinjve në stinën e verës

Temperaturat e larta të stinës së verës, i afrojnë kreqytetasit më tepër me ambjentet e relaksit. Dhe në një moment të tillë qetësie ku gjithsecili lë pas krahëve punët dhe streset e ditës, është gjithnjë e nejvoshme dhe një muzikë e mirë shoqëruese. Sipas një vëzhgimi të bërë në Tiranë, në mjediset që frekuentohen më shpesh nga të rinjtë dhe grupmosha të ndryshme, vendosen në sfond për shoqërim ritme të shumta muzikore. Por ajo që në të vërtetë preferohet më tepër nga të rinjtë në këtë stinë të nxehtë vere është muzika e quajtur House Minimal dhe Progresiv. Kjo rrymë muzikore sjell në veshin e dëgjuesit imitacione të ndryshme tingujsh të përdistshëm të shoqëruara me ritme shpesh herë të forta por diku dhe mjaft të ngadalta. Kjo muzikë e cila haset më shpesh gjatë mbrëmjeve nëpër lokale apo klube nate, mund të dëgjohet dhe gjatë paraditeve. Eljo një i ri nga Tirana, shprehet se “këtë rrymë muzikore e dëgjojë më shpesh në lokalet që frekuentoj me shoqërinë gjatë orareve të natës, është më e lehtë për tu ndjekur, dhe nuk na vë në vështirësi për të kërcyer, pasi nuk kërkon impenjim”. Ndërsa gjatë paradites, siç shprehen disa prej të rinjve, kjo muzikë i jep atyre më tepër ritëm dhe i ndihmon të nisin një ditë më energjike. Juna, 18 vjeç nga Tirana thotë se “unë nuk jam shumë e dhënë pas muzikës, por ritme të tilla më japin optimizëm dhe energji, ndaj dhe kur dal për të pirë ndonjë kafe me shoqet gjatë paradites, i zgjedhim lokalet vetëm prej muzikës”.
Por stina e verës ofron për të apasionuarit e muzikës dhe mundëi të shumta zgjedhje. Sipas një vëzhgimi të bërë në disa prej dyqaneve diskografike në Tiranë, shitësit pohojnë se albumet më të shitura u përkasin rrymave House Minimal apo Progresiv, por njëkohësisht Tribal apo Gotik. Elsa shitëse në një prej dyqaneve të albumeve muzikore shprehet se “gjatë kësaj verë të gjithë të rinjtë që vijnë për të blerë ndonjë CD për dhuratë, apo dhe për ta dëgjuar vetë kërkojnë albume të këtyre rrymave, ku më tepër ka ritëm sesa fjalë ”. Në krahasim me një vit më parë ajo thotë se “ është e habitshme të mendosh se si kanë ndryshuar shijet muzikore për një vit. Një vit më parë kemi patur kërkesa të shumta për albumet me muzikë të qetë, kryesisht romantike por dhe nostalgjike. CD më të shitura vjet kanë qënë “Këngët e shekullit”, albume të Pirro Çakos apo dhe grupit The Burn”, shton ajo. Por mundësitë e shumta që ofrojnë faqe të ndryshme në internet për të dëgjuar muzikë falas, i lejojnë dëgjuesit shqiptarë të kultivojë shijet e tyre muzikore dhe i ofrojnë më tepër mundëi zgjedhjeje se sa dyqanet diskografike.
...