Ethem Çeku sjell pjesë të historisë së Kosovës
Vjen si një nga studjuesit më të rinj të trevave shqiptare Ethem Çeku. "Kosova në sfondin e diplomacisë së Jugosllavisë dhe të Shqipërisë 1945-1981" është vëllimi i tij studimor që sjell fakte të plota të një periudhe vendimtare për historinë dhe pamvarësinë e Kosovës. Në promovimin e librit mernin pjesë personalitete të politikës dhe opinionit politik shqiptar si Alfred Moisiu apo Paskal Milo, si dhe studjues të tjerë, që vlerësuan punën e Ethem Çekut. Ajo çka theksoi me nota të larta studjuesi Çeku është se Historia si një mësuese e mirë, e përsëritshme në përvoja, por e papërseritshme në realitet e ka bërë studjuesin të ngulmojë në fakte reale. Janë ato fakte që jo pa qëllim i sjell në këtë studim, por për të iluminuar atë të vërtetë dhe atë qëndrim të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, gjë e cila sot rezulton si një vulë e pandashme e historisë së Kosovës.