Serenatë e Pasioneve, në skenën e arteve
Trioja zviceran Broken Dreams vjen në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve në datën 21 mars me një koncert të quajtur Pasionet e botës. Bëhet fjalë për një ansambël unik dhe origjinal të zbulimeve poetike-një lloj Serenatë e Pasioneve. Tre pjesëtarët e Broken Dreams , këngëtarja Alexandra Prusa, kompozitori dhe pianisti irlandez-zviceran John Wolf Brennan dhe batisti Peter Gossëeiler ndjekin një dialog artistik, objektivi i të cilit është gjetja e formave të reja të interpretimit rreth temës qendrore të pasioneve.
Në programin Pasionet e botës gjenden këngë franceze, disa këngë italiane, por gjithashtu tango argjentinase. Kjo përzierje e llojeve muzikore prodhon një formë të çuditshme të interpretimit të këngëve-jazz kozmopolite, në të njëjtën kohë, kjo formon një kaleidoskop të pasioneve njerëzore që rrjedhin midis burrave dhe grave. Me zërin e saj karakteristik Alexandra Prusa i bashkëngjit përpunimeve dhe kompozicioneve një improvizim që nuk lë asnjë person indiferent. Koncerti i veçantë me trion zvicerane Broken Dreams i shtohet listës së aktivteveve muzikore që po zhvillohen këto ditë në Tiranë, duke u bërë pjesë e kalendarit artistik kulturor.