E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e Nilit edhe në Maqedoni

Regjistrohet rasti i parë i infektimit nga ethet e Nilit-perëndimor, të cilat përhapen përmes pickimit të mushkonjave, të cilat shpesh herë janë të pranishme në afërsi të sipërfaqeve të moçaleve, kanaleve dhe të ngjashme.

Bëhet fjalë për një fëmijë 6-vjeçar nga Shkupi, i cili po mjekohet në Klinikën për sëmundje infektuese dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Fëmija nuk ka qëndruar jashtë Maqedonisë, por me siguri është kafshuar nga ndonjë mushkonjë, e cila ka ardhur nga ndonjë vend i ngrohtë ku është i pranishëm virusi.

"Kjo është hera e parë që në Maqedoni regjistrohet një rast i personit të sëmurë nga ethet e Nilit-perëndimor. Megjithatë mund të thuhet se është pritur paraqitje e këtij virusi edhe në shtetin tonë, duke u nisur nga fakti se në mjedisin e afërt gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar janë regjistruar një numër i madh i rasteve të reja nga kjo sëmundje në Greqi, Shqipëri dhe Kosovë", deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Ministri siguroi se institucionet mjekësore disponojnë me terapi të nevojshme për mjekim në këtë sëmundje dhe se janë siguruar reagente të nevojshme për dëshmi laboratorike të këtij virusi.

Duke shprehur shpresë se ky do të rast i izoluar, ministri tha se informacion pozitiv është ai se rezultatet e para nga analizat që janë bërë dje me marrjen e shembujve nga mushkonjat në Shkup tregojnë se lloj të tillë të mushkonjave nuk ka, por se me sigurinë 100-për qindësh do të mund të thuhet nëse bëhet fjalë për mushkonja të cilat veçmë janë në Maqedoni ose për mushkonja nga ndonjë vend i ngrohtë ku është i pranishëm ky virus.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›