E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli dhe Egjipti kërkojnë qetësimin e situatës

Qeveria egjiptiane njoftoi për një goditje të ashpër kundër protestuesve  dhe një mbrojtje më të mirë misioneve diplomatike. Izraeli siguroi një respektim të mëtejshëm të marrëveshjes së paqes me vendin fqinj.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ripohoi dje në mbrëmje angazhimin e vendit të tij në favor të paqes me Egjiptit, një ditë pas një sulmi të paprecendentë kundër ambasadës së shtetit hebre në Kajro. "Ne jemi të angazhuar të ruajmë paqen me Egjiptin, gjë që është në interes të Egjiptit dhe Izraelit", u shpreh Netanjahu gjatë një fjalimi transmetuar në radio.

Ai falënderoi forcat egjiptiane të sigurimit për shpëtimin e diplomatëve izraelitë dhe punonjësit e sigurimit izraelit. Ambasadori izraelit do të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur përsëri në Kajro.
Nga protestat e dhunshme kundër ambasadës izraelite janë vrarë tre egjiptianë dhe rreth 1000 të tjerë ishin plagosur./Start/

                                                                                             2011-09-11 08:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›