Papandreu:Do përmbushim marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeminsitri grek Jorgo Papandreu shprehu vendosmërinë e tij për të bërë gjithçka që të duhet për të përmbushur marrëveshjet ndërkombëtare për të shpëtuar vendet e eurozonës nga falimentimi.
"Kjo është një betejë e ashpër në mes të një stuhie ndërkombëtare. Prioriteti ynë është një kurs i sigurt në mënyrë që të ruajmë vendin nga falimentimi" deklaroi papandreu në një fjalim në një panair tregtar në qytetin e Selanikut. Sipas shefit të qeverisë greke, kabineti i tij ka bërë gjithçka që vendi helen të qëndrojë në zonën e euros, dhe kjo sipas tij ka kërkuar një sakrificë të madhe.
Papandreu theksoi gjithshtu se plani i shpëtimit do të zbatohet i plotë, pavarësisht kundërshtive për të.
"Prioriteti ynë është që të implentojmë këtë program të miratuar në korrik, jo sepse duhet të kënaqim partnerit tanë, por sepse është në interesin tonë. Kemi një sfidë të madhe historike përballë nesh, duke vazhduar me ndryshime të mëdh, të cilat ky vend i ka pasur nevojë prej shumë vitesh" deklaroi Papandreu.
I përballur me protesta një ditë më parë shefi i qeverisë greke tha se do të bëntë të pamundurën për të luftuar evazioni fiskal, një pengese kryesore për shënuar arritje.
Por ndërkohë që Papandreu mbante fjalimin e tij, rreth 20 mijë persona protestonin kundër këtyre masave, duke u konfrontuar disa herë me policinë.
Demostruesit ishin organizuar nga unioni i punëtorëve, shërbimit civil, studentë dhe taksitët. Rreth 7 mijë policë kishin rrethuar protestuesit, ndërkohë që Papandreu evitoi shëtitjen e ministrave në rrugë, siç është traditë në ditën e parë të këtij eventi. Pak para se Papandreu të niste fjalimin e tij, taksistët janë konfrontuar me policët, ndërkohë që përplasjet u bënë edhe më të dhunshme në rrugët ku zhvillohej panairi. Protestuesit hidhnin sende të forta mbi forcat policore, ndërsa këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Rreth 106 protestues u ndalun gjatë natës, por kjo nuk ndaloi breshërinë e sendeve të forta që shkonin mbi uniformat blu.