Pyjet shkrumbohen nga zjarret
Zyrtare te prefekturës pohojnë se për shkak te terrenit te vështirë ka qene e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, por për shuarjen e flakëve janë angazhuar vetëm punonjës te pyjores. E njëjta situate paraqitet edhe ne Balldre te Lezhës, ku flaket vazhdojnë te përpijnë sipërfaqe te mëdha me pyje. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka evituar rrezikun nga zonat e banuara. Shkodra vazhdon te jete ne alarm nga zjarret. Ne kodrat e Bushatit pavarësisht angazhimit te zjarrfikëseve mësohet se disa vatra janë ende aktive. Nga te dhënat paraprake deri tani janë djegur 250 hektarë me pyje dhe kullota. Ne operacionin për shuarjen e zjarrit qe rrezikoi edhe depot me municion u angazhuan 200 ushtare dhe 100 efektive te pyjores dhe zjarrfikëses. Javën e fundit ne Shkodër janë shfaqur një numër i zjarresh. Flaket qe ranë ne malin e Taraboshit u përhapen deri ne fshatrat kufitare me Malin e Zi. Situata u normalizua vetëm pas ndërhyrjes se dy avionëve te shtetit fqinj.