E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia dhe tregu i naftës

Si asnjë vend tjetër i rajonit struktura politike dhe shoqërore e Libisë është e përcaktuar nga një konglomerat i brishte dhe i shtresëzuar fisesh ne bashkëjetesë por edhe ne armiqësi. Ne 42 vitet e sundimit te Gaddafit, u duk se 140 fiset kaluan ne prapaskene, por rivalitetet e tyre nuk u zhduken. Strukturat e reja shoqërore te Gaddafit dhe pasuria e naftës e ndryshuan Libinë. U krijuan qyteteve te reja dhe moderne, qe u kthyen ne pikë mbledhjeje për popullsinë e fiseve. Por me zhvillimet e fundit ky sistem i vjetër i fiseve mund te rigjallërohet serish. Nuk ishte rastësi deklarata e parakohshme e Obames qe njeh këshillin kombëtar tranzitor si qeverinë e re qe do te udhëheqë këtë shtet. Synimi ishte për te lënë drejtues me këtë strukture te ngritur nga Gedafi. Kjo për shkak se pasojat diplomatike, e veçanërisht ekonomike janë te mprehta, kur dihet qe Libia është prodhuesi i nëntë me i madh ne bote i naftës me 1.8 milionë fuçi nafte ne dite. Analisti gjerman Michael Lüders, ne një opinion te tij ne “Deutsche Welle” shprehet skeptik për te ardhmen. Sipas tij, ka shume gjasa qe fiset te mos bashkëpunojnë ne fryme konstruktive kur te vije puna për ndarjen e pushtetit dhe pasurisë se naftës. Kjo do te thotë se ndërprerja e prodhimit, si pasoje e konfliktit, do te sillte automatikisht rritjen çmimin e naftës ne 220 $ / fuçi, pra ndikimi do te ishte mbarëbotëror. Megjithatë, ka shpresa, qe Këshilli i Përkohshëm ne Bengazi, nen asistencën e ndërkombëtareve te shtrije kontrollin ne shumicën e vendit dhe te përfshijë fiset kryesore ne strukturat e reja politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›