Ethet e krizës kapin lekun, monedha vendase zhvlerësohet ndaj euros dhe dollarit
Dje në Tiranë 1 euro u këmbye me 128 lekë. BSH-ja apelon se nuk ka vend për panik
Ervin Koçi
Efektet e krizës financiare globale po sjellin njëra pas tjetrës pasojat e tyre edhe në ekonominë e brishtë shqiptare. Të këtij mendimi janë ekspertët e ekonomisë, të cilët i druhen thellimit të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës vendase, lekut, kundrejt valutave të huaja, gjë që do të sillte pasoja në shumë sektorë të ekonomisë. Por ajo, së cilës ata i druheshin ka nisur të ndodhë ditët e fundit, kur monedha vendase ka pësuar një goditje duke u zhvlerësuar dukshëm ndaj valutave e konkretisht ndaj monedhës së përbashkët europiane, euro. Në tregun valutor, dje një euro blihej me 127.4 lekë dhe shitej me 128 lekë. Sipas vëzhgimeve të kryera në agjencitë e këmbimit valutor, gjatë dy javëve të fundit në tregun valutor euro fitoi vetëm 1 pikë në këmbimet ndaj monedhës shqiptare. Por, gjatë dy ditëve të fundit, euro ka nisur të fitojë terren. Para dy javësh, 1 euro blihej me 124,7 lekë dhe shitej me 125,2 lekë. Në agjencitë e këmbimit valutor, më 5 janar një euro u ble me 123,3 lekë dhe u shit me 123,8, ndërsa më pas euro njohu një forcim të lehtë. Ekspertët thanë se, “ky është niveli më i lartë i këmbimit të euros në vitet e fundit pasi prej kohësh kursi i këmbimit ka qenë i stabilizuar në nivelin e 122 lekëve”. Nisur nga kjo situatë, askush prej ekspertëve nuk mund të thotë nëse kjo situatë do të jetë e përkohshme apo do të vijojë edhe më gjatë. Por ekspertët theksojnë faktin se, “një gjë është e sigurt, oferta nuk i përgjigjet kërkesës së lartë që ka tregu për euro”. Ky fakt lidhet edhe me rënien e dërgesave të emigrantëve, si dhe me rënien e normës bazë të interesit të lekut që BSH-ja bëri vetëm pak ditë më parë.
Rënia e lekut
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, ditët e fundit leku është dobësuar ndjeshëm. Gjatë kësaj jave, 1 euro ka arritur në shifrat 128 lekë për shitjen. Sipas specialistëve, në Shqipëri ky është një rast i rrallë që ka ndodhur në bursë, por që megjithatë në momentet gjatë krizës globale ai ka qenë i pritshëm. Parashikohet që edhe gjatë ditëve në vazhdim monedha e përbashkët europiane të forcohet ndaj lekut ose të ndalojë në vlerat e kapura këto ditë. Pas uljes së normës bazë të interesit të lekut, përveç ditëve të para kur ka pasur një fuqizim të vogël monedha e vendit nuk ka reaguar më. Një gjë e tillë sipas ekspertëve ka anët pozitive dhe negative të saj. Bizneset, të cilat eksportojnë mallra të ndryshme, do të kishin përfitim pasi do të blinin mallin në euro dhe do ta shisnin atë në lekë. Leku po humbet terren kundrejt të gjitha valutave. Dollari amerikan ka vazhduar të ngrihet duke kapur vlerat 98,7 lekë për blerje dhe 99.3 lekë për shitje. Euro blihet 127.4 dhe shitet 128 lekë, ndërsa monedha e Mbretërisë së Bashkuar, paund, blihet me 145.2 dhe shitet me 145.8 lekë.
Ndikimi te kreditë
Situata mbetet shqetësuese sidomos për të gjithë ata shqiptarë që kanë marrë kredi në euro dhe të ardhurat i kanë në lekë. Kësti mujor i kredisë tashmë për këtë grup individësh kushton me shtrenjtë duke u shkaktuar atyre humbje ekonomike. Kjo edhe për faktin se gjithmonë bankat private ndjekin kurse të tjera. Ato e blejnë euron me rreth 125 lekë, por e shesin atë me mbi 128 lekë. Që nga fillimi i vitit, kur euro kuotohej me rreth 122 lekë, monedha europiane po forcohet me ritme të shpejta ndaj lekut. Leku po zhvlerësohet edhe ndaj dollarit, i cili tashmë po shitet me rreth 100 lekë, një vlerë kjo që kishte kohë që nuk dukej në tregun valutor shqiptar. Bankierët mendojnë se zhvlerësimi i lekut lidhet me një sërë shkaqesh, por më kryesorja është kërkesa e lartë në treg për monedhën europiane. Të tjerë ekspertë e shohin një pjesë të këtij zhvlerësimi të lidhur edhe me uljen e normës bazë të interesit që BSH-ja bëri në fund të janarit. Ka ndodhur edhe herë të tjera që leku të jetë zhvlerësuar në këtë periudhë të fillimit të vitit, por ekspertët ende janë në pritje për të parë nëse ky është një efekt sezonal apo që do të zgjasë shumë.
9 Shkurt 2009