E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e së shtunës

Banorët ndihen disi konfuzë për ditën e shtunë. Ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë. Arbri thotë se të shtunën do të merren vendime të tjera. Ai mendon se nëse futet tjetër njeri do të jetë rehat se do ketë dy javë imunitet. Por të tjerët mendojnë se edhe mund t‘i lënë vetëm ata që janë, se mirë janë ashtu.

Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve kanë dalë në kopsht për të shijuar rrezet e para të diellit pas shiut. Ata flasin rreth përshtypjeve të para që krijuan për njëri-tjetrin, kur sapo hynë në shtëpi. Najada nuk kishte lënë përshtypje të mira tek Astriti dhe Shkëlqimi, por edhe Olsi në fillim me flokët me xhel e me kremra nuk u ishte dukur normal, as Shkëlqimit e as Najadës. Najada kujton të fortat e Astritit kur kishte dashur të ziente vezën në mikrovalë.

Ndërkohë, Julinda, Besarta dhe Arbri janë duke shtruar drekën.

Biseda e banorëve në kopsht ka vijuar me filmat shqiptarë, artin etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›