Një e enjte e zakonshme
Dita e djeshme për banorët brenda B.B. ka qenë tepër e zakonshme. Mëngjesi pak i shqetësuar ka qenë për Julindën dhe Olsin, në një debat për pastërtinë dhe rregullin brenda shtëpisë.
Olsi është tepër i acaruar me Julindën, e cila i ka thënë se nuk është e vërtetë që vetëm çunat bëjnë punë. Ajo i shprehet Besës, se Olsi po sillet sikur vetëm ai e di se çfarë do të thotë pastërti, por në fakt, ajo mendon se ai mezi prek ndonjë punë me dorë. Ata kanë një përballje me fjalë, lidhur me pastërtinë brenda shtëpisë: Olsi gjithë nerva shprehet se femrat e B.B. bëjnë punë vetëm se janë të monitoruara nga kamerat, ndryshe nuk do i shihje ndonjëherë të pastronin. Julinda ofendohet jashtëzakonisht nga kjo gjë dhe ia kthen atij në një moment me zemërim. Kjo gjë sjell një super-reagim nga ana e Olsit, që zgjat pothuajse gjithë paraditen.
Poli i thotë Olsit, se për vete nuk do të shprehet, pasi nuk ka nerva të tepërta. Julinda në kuzhinë i dëgjon ankesat e Olsit që flet nga kopshti me tone zëri të larta dhe të zemëruara. Julinda nuk i përgjigjet në të njëjtën mënyrë, por i duket mërzia në fytyrë. Olsi, madje, i thotë edhe Besës me të butë, se pasi të gatuajë një gjë, duhet ta pastrojë vendin. Besa i përgjigjet "Ok" dhe nuk e zgjat bisedën. Olsi vazhdon dhe flet me negativitet për Julindën, duke përmendur sherrin e Ildës dhe Mardiolës, gjatë të cilit Julinda nuk reagoi fare, madje as e ngriti kokën nga buka. Poli me Olsin, nisin tallen, duke thënë se tani e tutje do të veshin fustane dhe do të pyesin Julin e të tjerët nëse duan ndonjë kafe. Olsi pastron gjatë gjithë ditës shtëpinë, që mesa duket nuk po i pëlqen aspak në gjendjen që është.
Nga ana tjetër, Julinda në dhomën e gjelbër rregullon rrobat, por nuk shfryn me asnjë si Olsi. Ajo duket se është shumë me nerva nga breshëria e fjalëve të Olsit, por nuk thotë asgjë kundra tij, vetëm merret me punët e saj edhe hesht.
Shkëlqimi nga ana tjetër qesh me Polin, i cili i tregon për reagimet e Olsit, ndaj papastërtisë. Olsi i ka dhënë Besës këshilla sesi t‘i bëjë flokët më seksi, duke ia shkatërruar pak rregullsinë e zakonshme.