Shkëlqimi përballë akuzave të Astritit
Astriti dhe Çimi kanë qenë dje protagonistët e një debati. Fillimisht kanë qenë banorët ata që kanë folur për Astritin dhe janë tallur me të, për një ndodhi të ndodhur kohë më parë.
Shkëlqimi i kishte thënë njëherë Astritit të mos i vërë syzet e të tjerëve se e ka hundën e madhe. Ai vazhdon të tallet me Astritin, duke thënë se mirë që nuk e votojnë njerëzit e Astritit, se nëse do të votojnë do ia japin Astritit, duke menduar se kështu është. Astriti, nga ana tjetër, ndodhet në kuzhinë me Najadën dhe flet për Shkëlqimin. Ai thotë se Shkëlqimi në çdo moment do të dalë njeri i mirë. Najada thotë se loja e Shkëlqimit nuk është e vështirë për t‘u kuptuar, se kur grinden dy persona Shkëlqimi shkon herë te njëri dhe herë te tjetri, duke u dhënë kështu të drejtë të dyve. Astriti thotë se edhe ai e ka kuptuar një gjë të tillë.
Por tonet e bisedës mes Astritit dhe Çimit do të bëheshin më të nxehta. Fillimisht Astriti thotë se Shkëlqimi nuk ngre pjatën e tij pas buke, por Shkëlqimi ia pret shkurt Astritit, që do të bënte mirë ta kishte lënë atje ku ishte pjatën. Debati ka vijuar me lojën që bën njëri dhe tjetri, Astriti duke akuzuar Shkëlqimin se është aktiv në budallallëqe, duke nxitur llafet mes banorëve. Pyetjes se Shkëlqimit se ku është aktiv Astriti, ai i përgjigjet se është aktiv në çdo vend, përveç budallallëqeve të Shkëlqimit. Shkëlqimi ironizon dhe tallet me fjalët e Astritit. Astriti i thotë Shkëlqimit në sy se është me dy fytyra. Shkëlqimi, nga ana e tij, i numëron Astritit të gjitha sferat ku ai e ndien veten aktiv në shtëpi.
Astriti sulmohet edhe nga Romina në lidhje me aktivitetet në shtëpi. Arbri mundohet të zbusë gjendjen mes të dyve. Arbri thotë që secili është aktiv sipas mënyrës së tij; ai shton se Shkëlqimi ka hapur më shumë debate dhe diskutime se Astriti, por ky i fundit gjithmonë i ka qëndruar diskutimit dhe ka qenë aktiv në pjesëmarrje. Diskutimi mes të dyve vazhdon rreth pjesëmarrjes nëpër debate. Diskutimi ka përfunduar kur Astriti nuk ka duruar dot më dhe është larguar nga Shkëlqimi. Ai ka marrë vendim se do të ndryshojë qëndrim që sot e tutje e do të bëjë rolin e budallait; kur Shkëlqimi flet ai nuk do t‘i kthejë përgjigje.