Etnia shqiptare e Kosovës, hyn në marrëdhënie të reja
"Teoritë bashkëkohore identitare e bëjnë dallimin strikt midis etnisë, popullit dhe kombit shtetformues ose kombit-shtet.
Përderisa etnia është e lidhur me gjuhën (gjuhën e kulturës), gjakun dhe me truallin (me të kaluarën e përbashkët), populli lidhet kryesisht me një territor të caktuar dhe rëndom nuk ka sovranitet, kurse kombi është një cilësi e re në zhvillimin shoqëror dhe politik, aq më tepër kur Kosova sipas konstitucionit të saj është një shtet qytetar i komuniteteve, pra nuk është shteti i dytë i kombit shqiptar, siç e paraqesin etnonacionalistët (nacionalistët etnikë shqiptarë.) Prandaj, afër mendsh që ky komb - shtet i ri, ka nevojë edhe për sistemin e vet të festave, siç pati nevojë për simbole vetanake të shprehjes simbolike të shtetit kosovar. Prandaj, heqja e festës së 28 Nëntorit nga kalendari i festave në Kosovë është diçka e pritshme, sepse tashmë është festë kombëtare e një shteti fqinj, Republikës së Shqipërisë dhe në këtë rast e mbështes ligjin e ri për festat, pra që në vend të 28 nëntorit të hyjë Dita e Kushtetutës (edhe nëse në shumë çështje jam kritik i rreptë i qeverisjes në Kosovë dhe vetë qeverisë "Thaçi"), që dëshmon se etnia shqiptare e Kosovës tashti ka hyrë në marrëdhënie të reja shoqërore me shtetasit, shumë më cilësore, si dhe marrëdhënie të reja me botën- si komb-shtet i njohur ndërkombëtarisht!"