E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet, dëshmorëve të UÇK-së: Dalim në protesta

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, reagoi ashpër ndaj veprimit të qeverisë. "Këto institucione me këtë fakt e japin një vlerësim se çdo ditë e më shumë po zhvishen prej vlerave tona kombëtare. "Siç e dini, ne si organizata të dala nga lufta, kemi pasur shumë reagime, reagimi i parë ka qenë për atë çka është luftuar dhe është derdhur gjaku se nuk duhet të bisedohet me Serbinë, sepse liria është e panegociueshme, mirëpo politika në përgjithësi, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto bisedime kanë gabuar. Jashari thotë se pasi që të informohen më mirë, reagimi i tyre do të jetë shumë më i fuqishëm dhe në këtë vendim duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët dhe në këtë rast duhet të reagojnë edhe institucionet shqiptare edhe qeveria shqiptare, sepse 28 Nëntori është festë e gjithë shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht se jemi të ndarë në disa shtete". Jashari theksoi se shoqata do të konsultohet me strukturat tona dhe do të marrim një qëndrim në këtë rast. "Edhe kur është marrë një vendim për simbolet e shtetit ka qenë i papranueshëm. Qëndimi i familjeve të dëshmorëve është që asnjë milimetër të mos zhvendosem nga simbolet tona dhe festat kombëtare. Ne si shoqatë do t‘i shënojmë festat kombëtare, pasi që edhe vetë lufta e UÇK-së ka qenë e përmasës kombëtare. Ky është një gabim shumë i madh i qeverisë që ka marrë vendim të mos shënohen, sepse 28 nëntori dihet që është Dita e Flamurit, dalja e publike e UÇK-së pastaj, ditëlindja e Adem Jasharit. Edhe lëvizja "Vetëvendosje" nuk ka pranuar simbolet e reja dhe e ka demonstruar edhe në aktivitetin e fundit kundër zhvillimit të zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›