Etnologët kërkojnë tingujt e vjetër
Kosova terreni i panjohur për trashëgiminë kulturore, për shkak të izolimit serb, duket se ka nisur një fushatë jo vetëm për sensibilizimin e kulturës, por edhe rrëmimit të saj deri në imponimin për njohje.
Në këto projekte tërheq vëmendjen kërkimet e tre etnologëve kosovarë. Sipas “Kohës ditore”, këta etnologë kanë nisur prej ditësh kërkimet e zërave muzikorë nga e kaluara. Për të gjitha po punohet përmbledhja në një CD ku përfshihen melodi dhe këngë të luajtura në instrumentë tradicionale. Puna e etnologëve ka rezultuar e gjitha në iniçizime “live”, të mbledhur nga treva të ndryshme të Kosovës.
Kjo është konsideruar si hap i parë për projektin “Zërat e Kosovës”.
Ndërkohë po nga agjencitë e lajmeve të Kosovës bëhet e ditur se kanë zbarkuar disa ekspertë të UNESCO-s për të vëzhguar trashëgiminë kulturore kosovare.
Në fund të muajit gusht pritet të dalë një listë me objektet unikale, duke parë se
cilat objekte të trashëgimisë kulturore kosovare do të mund të zinin vend në listën e përpiluar nga UNESCO-ja. Kjo pritet të varet edhe nga vlerësimi i grupit të ekspertëve që do të vijnë në Prishtinë në fund të gushtit. Bëhet e ditur se me ta do të jetë edhe një ekspert kosovar.