Eto: Baloteli do te shnderrohet ne nje yll futbolli
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto beson se Mario Baloteli, ka potencialin e duhur qe te kthehet ne nje prej lojtareve me te mire ne bote, nese do te jete me i durueshem ne fushe. "Baloteli ka gjithcka i duhet, per t'u kthyer ne nje nder lojtaret me te mire ne bote, por ai thjesht duhet te jete me i durueshem", - u shpreh kamerunasi i Interit, Samuel Eto- Baloteli ka talent dhe fizikun e duhur, por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Ai duhet te tregohet me teper i durueshem. Ai eshte ende shume i ri dhe duhet te jete me i matur." Eto, i cili mberriti ne vere nga gjiganti spanjoll i Barcelones, tregon edhe diferencen qe ekziston mes kampionatit italian dhe kampionatit spanjoll. "Ndryshon shume kuleta mes dy qyteteve, Barcelones dhe Milanos. Por menyra e jetes eshte pak a shume e ngjashme. Me pelqen me shume ushqimi italian, vecanerisht pastat", - perfundon Samuel Eto, sulmuesi kamerunas i Interit