Lorik Cana, 10 mije euro per te permbyturit
Lojtari i Kombetares Shqiptare nderkohe nje nga mesfushoret me te njohur ne skuadrat evropiane, ka dhuruar nje shume prej 10 mije eurosh per familjet e permbytura ne veri te vendit. "Me shqetesimin me te madh po e ndjek situaten ne veri
te vendit, e cila si pasoje reshjeve dhe prurjeve te shumta ka shkaktuar permbytje te siperfaqeve te medha territoresh. Duke i ndjere ne vete keto pasoja, ne shenje solidarizimi me banoret e ketyre territoreve te permbytura, dhuroj shumen prej 10,000 euro, me destinacion per ndihme te familjeve te ketij rajoni" ka pohuar Cana. Por, ndihma nuk ka mjaftuar me kaq, mesfushori i ka bere thirrje te gjithe individeve Shqiptare te kontribuojne per tu ardhur ne ndihme ketyre familjeve ne nevoje. "Me kete rast inkurajoj te gjitha perpjekjet qe shteti shqiptar, individe, organizatat dhe vendet mike te cilet po bejne te pamunduren per t'ju gjetur sa me afer popullates se ketyre zonave te prekura nga kjo tragjedi. Ne kete drejtim, shfrytezoj rastin t'u bej thirrje te gjithe atyre qe kane sado pak mundesi te ndihmojne dhe tu gjenden ne cdo forme prane familjeve te permbytura duke i ndihmuar ata, per ta kapercyer kete situate", ka nenvizuar Cana.