Mihajlovic deshiron patjeter Bogdanin
Nuk ka asnje te ardhur gjate merkatos se dimrit, por Katania eshte e vendosur per te perforcuar ekipin me disa lojtare te tjere. Drejtori sportiv, Lo Monako eshte impenjuar me shume gjate diteve te fundit per te kerkuar dhe sjelle elementet e duhur, me qellim qe te japin ate qe i ka munguar ekipit te Seria A, gjate kampionatit. Reparti qe kerkon me shume perforcime, eshte sulmi dhe ne kete pjese jane perqendruar forcat e klubit te Katanias, per te realizuar edhe perforcimet qe nevojiten. Objektivi kryesor per forcimin e sulmit per momentin te Katania, eshte Erjon Bogdani. Sulmuesi i kombetares shqiptare pelqehet shume nga ana e trajnerit te ekipit te Katanias, Sinisha Mihajlovic. Per kete arsye, Lo Monako po ben te gjitha perpjekjet qe te afroje prane skuadres se tij lojtarin shqiptar. Nderkaq, drejtori i Kievos theksoi ne nje deklarate te fundit se klubi veronez nuk ka ndermend qe te leshoje lojtarin shqiptar. "Jam i sigurt 100 per qind, se asnje nga sulmuesit e ekipit nuk do ta largohet. Kievo do te vazhdoje garen me sulmuesit aktuale, Bogdani, Pelisier, Granoke dhe Abrushato". Sakaq, ne merkaton e janarit Bogdani eshte nder lojtaret me te lakuar per te qendruar te Kievo, ose per te kaluar ne radhet e Katanias.