Ujkani i pafat edhe tek Novara, nuk luan ne porte ndaj Milanit
Portieri i kombetares sone, Saimir Ujkani nuk ka mundur dot qe te fitoje vendin e titullarit, ne ndeshjen e djeshme te Kupes se Italise, gjate nje perballjeje me Milanin e madh. Skuadra e kategorise se trete ne Itali u vu perballe kuqezinjve te Leonardos, ne ndeshjen e kupes dhe portieri kuqezi, shpresonte qe te aktivizohej ne porte. Ujkani pas huazimit nga Palermo ka gjetur te njejtin fat, teksa duhet qe te rivalizoje me nje nder portieret me te mire ne kategorine e trete, i cili luan me Novaren. Keshtu, ne momentet e fundit trajneri perzgjodhi per te mbrojtur porten e Novares, portierin italian Fontana. Ky i fundit eshte gjithashtu nje portier me cilesi te larta, te cilat i shfaqi gjate ndeshjes se djeshme me Milanin, ku me disa pritje te mrekullueshme nuk lejoi qe t'i prekej porta gjate pjeses se dyte. Pipo Inzagi shenoi te vetmin gol ne pjesen e pare te ndeshjes per kuqezinjte. Pas fitores se fundit ne Seria A me Juven, Milani e pati shume e veshtire qe te arrinte fitoren ndaj Novares. Flamini realizoi ne fund te ndeshjes golin qe i dha fitoren e veshtire kuqezinjve. Nje merite te vecante ne fund te ndeshjes per lojen e zhvilluar, mori portieri Fontana. Portieri Ujkani kishte nje mundesi te shkelqyer per te shfaqur cilesite e tij, gjate perballjes se djeshme te kupes ne "San Siro", por per fat te keq, ashtu sic i ndodhi tek Palermo, atij i duhet te rivalizoje me nje portier te talentuar.