Higuian e Van der Vart, nuk vijne ne Tirane
Aranit Muraci
Kristiano Ronaldo dhe Kaka nuk do te luajne me 20 janar ne Tirane, vetem nese do te demtohen gjate ndeshjes se radhes, ndaj Atletikos se Bilbaos. Madrilenet do te jene te plote me perjashtim te dy te demtuarve te momentit, Higuian dhe Va nder Vart. Sulmuesi me rendimentin me te larte per momentin ne radhet e Realit, Higuian do te mungoje pasi rikuperimi i tij pritet te ndodhe pas tre javeve. Gjithsesi, yjet e Realit jane rikthyer ne forme, pasi kane kaluar nga nje periudhe demtimi dhe secili prej tyre do te vizitoje per here te dyte kryeqytetin shqiptar. Kaka, Kristiano Ronaldo, Benzema dhe Kasiljas do te jete jene te gjithe ne Tirane, nje jave me vone, per te luajtur ne miqesoren e planifikuar, ndaj Gramozit te Ersekes. Ata do te mungojne vetem nese nuk do te demtohen gjate perballjes se mbetur ne Premiera Divizion, para se te luhet ndeshja me Gramozin. Ne "Qemal Stafa", ne nje feste sportive qe vleresohet edhe nga trajneri kroat, Josip Kuzhe, tifozet shqiptare do te kene nje shans per te pare serish nga afer yje te klasit boteror. Tifozet shqiptare nuk do te kene mundesi qe te shohin nga afer dy lojtare te skuadres madrilene, qe jane demtuar dhe nuk do te kene asnje shans per t'u rikuperuar, Higuian dhe Va nder Vart. Sulmuesi i Realit te Madridit, Gonzalo Higuain do te qendroje tre jave jashte fushes se lojes, per shkak te nje demtimi qe ka pesuar ne gju. Klubi spanjoll theksoi se testet mjekesore qe u zhvilluan te marten, konfirmuan demtimin e sulmuesit me ne forme ne radhet e madrileneve. Sulmuesi argjentinas ka qene rregullisht lojtar i formacionit baze te ketij sezoni, madje po kalonte nje forme te shkelqyer. Pavaresisht se ne ekipin madrilen mberriten ne vere perforcime me lojtare te njohur ne arenen nderkombetare, si Kristiano Ronaldo, Kaka dhe Karim Benzema, Higuian udheheq aktualisht listen e golashenuesve, me 11 gola te shenuar gjithsej, dhe dy ne "Champions League". Higuian do te mbetet jashte formacionit ne ndeshjet e radhes, ndaj Atletiko Bilbaos, Malages dhe Deportivo La Korunjes. Reali i Madridit, gjithashtu nuk do te kete edhe mesfushorin Rafael Van Der Vart, qe eshte demtuar dhe do te qendroje jashte formacionit rreth tre jave. Reali ndodhet ne vend te dyte ne kampionatin spanjoll, me dy pike me pak se ekipi kryesues, Barcelona.