E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipe mjekesh dhe medikamente per te permbyturit e Shkodres

Nje avion me 7.2 tone ushqime mberriten gjate dites se djeshme ne aeroportin e Rinasit si ndihme per te permbyturit e zones se Shkodres. Ndihmat kane te bejne me medikamentet, pajisje mjekesore si dhe personel shendetesor dhe 5 mjeke. Zv/ministri i Brendshem, Ferdinant Poni dhe ambasadori turk, priten sasine e ndihmave ne Rinas. "Te gjitha ndihmat jane organizuar pas komunikimit te pare sipas protokollit te NATO-s qe ne kemi bere me Qendren nderoperacionale te Emergjencave. Gjithe operacioni i evakuimit, postevakuimit, operacioni i pershtatjes apo i rehabilitimit te njerezve jane parashikuar ne detaje nga qeveria shqiptare. Ndihmat qe shtetet e tjera apo organizmat e tjera, ku pervec Turqise duhet te permend edhe Italine, Greqine, Austrine, Sllovenine, Kroacine, Maqedonine, Kosoven, Francen, Shtetet e Bashkuara, Belgjiken e me radhe na sigurojne ne qe gjithe operacioni jone do jete 100% i sigurt",-tha Poni. Fondi i ndihmave nga Turqia parashikonte edhe 20 elektropompa qe do t'u vijne ne sherbim banoreve te prekur nga permbytjet ne Qarkun e Shkodres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›