E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto’o nuk kthehet në Inter

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o nuk do të kthehet në Inter, ka njoftuar menaxheri i tij, Peppino Tirri.

Mediet italiane kishin raportuar të mërkurën se Nerazzurrët planifikojnë rikthimin e Eto’s, të cilin në verën e vitit të kaluar e shitën në Anzhi për rreth 25 milionë euro. Por, Tirri mohoi rikthimin e Eto’os në Giuseppe Meazza.

“Nuk kam njohuri për diçka të tillë. E vetmja mënyrë që Eto’o të kthehet në Inter është huazimi, por edhe ky opsion është i pamundur tani”, deklaroi Tirri për Il Sussidiario.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›