Eto’o: Do ta përmbysim Shalken
Sulmuesi kameruanas i Interit kërkon të lërë pas shpine humbjen në ndeshjen e parë dhe ta kthejë të dytën në goleadë
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se ekipi i tij mund të rikthejë disavantazhin në përballjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Shalke 04 dhe të kualifikohet për në gjysmëfinale të garës. Kampioni në fuqi i Europës dhe i Italisë u mposht 5-2 në shtëpi nga skuadra gjermane dhe e pret një punë e vështirë për të mbetur në garë. Mirëpo, Eto’o, i cili sezonin e kaluar i ndihmoi Interit të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa më parë e kishte fituar këtë trofe edhe me Barcelonën, ka besim te aftësitë e zikaltërve. “E kam parë të ndodhë më parë. Kur isha në Barcelonë, ne u mposhtëm 5-1 në Getafe, por në ndeshjen e kthimit fituam 4-0 dhe u kualifikuam. Mund të duket e vështirë të besoni, por në futboll gjithçka është e mundshme”, tha Eto’o për Sky Sport Italia. “Mund të ëndërroni gjithmonë. Inter ka ekip të aftë të shkojë atje dhe të nxjerrë rezultatin e kërkuar për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. E njëjta vlen edhe në Serie A, janë ende edhe dy muaj për të luajtur”, u shpreh ai. Inter mposhti Kievon 2-0 në shtëpi në Serie A të shtunën, duke i dhënë fund serisë negative prej dy humbjeve të njëpasnjëshme në derbin e qytetit nga Milani 3-0 dhe Shalke 5-2.
Formacionet e mundshme
Mançesteri:
Van der Sar
Rafael Ferdinand Vidiç Evra
Valencia Kerrik Gigs Nani
Hernandez Runi
4-4-2
Çelsi
Çeh
Bosingva Ivanoviç Terri Kol
Ramires Esien Lampard
Anelka Drogba Malouda
4-3-3
A e dini se?
* Mançester Junajtid nuk e ka humbur një ndeshje me eliminim në “Old Trafford” në Champions League, që pasi u mposhtën nga Milani në vitin 2005.
* Junajtid ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë.
* Lojtarët e Fergusonit nuk janë mposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit.
* Çelsi ka shënuar vetëm dy gola në tri ndeshjet e fundit.
* Fernando Torres, që u ble për 50 milionë stërlina, nuk e ka gjetur ende rrugën e golit, ndonëse ka luajtur 11 ndeshje.
* Nikolas Anelka është golashënuesi i dytë më i mirë në këtë Champions.
Shakhtar
Pjatov
Kobin Isçenko Rakitskij Shevçuk
Mkhitarjan Hubshman
D. Costa, Xhadson, Uilliam
Luiz Adriano
4-2-3-1
Barcelona
Pinto
Adriano Pike Milito Maksell
Ksavi Buskets Keita
Mesi Vila Afellai
4-3-3
A e dini se?
* Fitorja e fundit e Barcelonës 5-1 kundër Shakhtarit është e nënta radhazi në Kupat e Europës, duke barazuar kështu një rekord të klubit.
* Spanjollët e Barcelonës janë skuadra që ka shënuar më shumë gola në këtë Champions, 23.
* Mesi është golashënuesi më i mirë me 8 gola.
* Shakhtari ka mundur të fitojë vetëm një herë përballë klubeve spanjolle.
* Mbrojtësi Dimitri Çigrinski u bë ukrainasi i parë që luajti për Barcelonën, teksa u aktivizua në sezonin 2009-2010.