E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto’o dhe jo Ronaldinjo drejt Milanit

ASA (Albania Sport Agency) - Duket se nuk do të jetë Ronaldinjo ai që do të kalojë te Milani sezonin e ri, por Samuel Et'o. Barcelona dhe braziliani kanë konfirmuar dashurinë e përjetshme dhe zërat për një rinovim të kontratës së Dinjos po bëhen gjithmonë e më reale, aq më tepër që Samuel Eto nuk ndihet plotësisht i pajtuar me Ronaldinjon dhe trajnerin e Barcës, Frenk Rajkard.
Milani dëshiron të blejë Zambrotën nga Barcelona, i cili u transferua nga Juventusi te katalanasit. Për Eto'o , Milani ka gati një ofertë prej 25 milionë stërlinash. Në linjën e blerjeve është dhe Bufon, i cili pritet të zërë vendin e Didës, që po krijon për ditë e më shumë dyshime për aftësitë e mbetura të tij.
Nga Milani këtë sezon do të largohen Maldini dhe Kostakurta. Kuqezinjtë janë duke joshur Andrea Barzaljin e Palermos duke i premtuar një vend titullari në Ligën e Kampioneve dhe një rritje të shendetshme të pagës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›