E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësorja U-21, zbulohen kuqezinjtë anti-Mal i Zi

ASA (Albania Sport Agency - Trajneri Artan Bushati zbardhi listën e lojtarëve që do të thirren për ndeshjen miqësore të Shpresave Shqipëri- Mali i Zi, takim i programuar për t'u zhvilluar në stadiumin e qytetit të Shkodrës, "Loro Borici". Miqësorja me Malin e Zi është në kuadër të përgatitjeve të eliminatoreve të Euro 2009, ku Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin 1 së bashku me Italinë, Kroacinë, Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Në listën "Bushati U-21" prej 20 lojtarësh bëjnë pjesë pesë lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja: Enea Koliqi (Iraklis, Greqi), Andi Lila (Iraklis, Greqi), Xhuljan Rrudho (Kievo), Renaldo Rama (Olimpiakos, Greqi), Helton Shkurti (A.S.D. Silana 1947, Itali) dhe Rigers Hysko (Syrianska I.F, Suedi). Nga kampionati shqiptar janë Partizani dhe Vllaznia me numrin më të madh të lojtarëve me nga 4 lojtarë: Partizani (Elis Bakaj, Enco Malindi, Gerhard Progri dhe Erando Karabeci) dhe Vllaznia (Olti Bishani, Xhevair Sukaj, Gilman Lika, Alsidi Tafili). Me nga një lojtar janë Dinamo(Vangjel Mile), Teuta (Emiljano Vila), Besa (Renato Arapi), Flamurtari (Bledion Guga), Apolonia (Marenglen Shoshi).
TRI TË PARAT
Miqësorja me Malin e Zi është e para e U-21 që do të luhet në Shqipëri për vitin 2007, pasi tri ndeshjet e tjera miqësore ndërkombëtare janë zhvilluar jashtë: me Turqinë 0-2 (në Stamboll), me Greqinë 3-1 (në Athinë) dhe Maqedoninë 0-1 (në Manastir). Bilanci i deritanishëm është dy fitore dhe një humbje (golat 4-3).
ITALI-SHQIPËRI
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për eliminatoret e Euro 2009 me Italinë, më 1 qershor në vendi fqinjë. Finalet e Euro 2009 do të zhvillohen në Suedi në qershor të vitit 2009. Shqipëria U-21 ka shumë mundësi të luajë një tjetër miqësore, por kësaj radhe me homologët e tyre anglezë, më 22 gusht 2007. Takimi do të luhet në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›