Mançini do De Rosin te Siti
Roberto Mançini ka gjetur qershinë për t’ia vënë përsipër tortës së tij, ose më saktë, lojtarin që do ta lejojë Mançester Sitin për të qenë përfundimisht mes më të mëdhave dhe për të luftuar për titullin kampion. Quhet Daniele De Rosi, objektiv që vlen 25 milionë stërlina dhe që ka hyrë si lajm nëpërmjet faqeve të “Sunday Star”, që kujton pezullimin e tratativave aktuale për rinovimin e kontratës së mesfushorit të Romës. Për të thënë të vërtetën, De Rosit i pëlqen edhe Mançesteri i Sër Aleks Fergusonit, por duke u bazuar te gazeta e së dielës, Mançini ka folur me Romën dhe do të tentojë sulmin final për De Rosin përpara mbylljes së merkatos së verës.