Reto Ziegler drejt Turqisë
Dy muaj. Kaq mund të zgjasë aventura e mbrojtësit të majtë, Reto Ziegler, te Juventusi pas transferimit si futbollist i lirë nga Sampdoria. Lojtari zviceran ka gjetur pak hapësirë në miqësoret e deritashme duke qenë zëvendësuesi i Paolo De Çeljes që mbetet opsioni i parë i trajnerit Antonio Konte. Sipas të përditshmes sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, Ziegler ka marr oferta nga Trabzonspor, Dinamo Kiev, Gallatasaraji dhe Paris Saint Germain.