E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League, 75 milionë euro për kampionin 2008

Albania Sport (AS) - Kush do të fitojë kampionatin anglez, Premier League, në sezonin 2007-2008 do të marrë rreth 75 milionë euro, 30 më shumë se fituesit e sezonit 2006-2007. Rritja e shumës sipas drejtorit ekzekutiv të Premier League, Richard Scudamore, do të vijë për shkak të fitimeve në rritje nga të drejtat televizive. Skuadrat e vendeve të fundit do të marrin 45 milionë euro. Akordi i ri i të drejtave televizive për transmetimin e ndeshjeve në internet pritet të arrijë në 940 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›