E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saviola-Juventus, arrihet marrëveshja

Albania Sport (AS) - Barcelona ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Juventusit për transferimin e Saviolës te kjo e fundit. Ky lajm është zbuluar nga ish-shoku i tij te River Plate dhe aktualisht te Zaragoza, Andres d'Alessandro. Mesfushori e konfirmoi këtë gjatë programit sportiv "La Graderia" të transmetuar në radion "Cadena SER". Saviola dhe d'Alessandro kanë qenë për tetë vjet shokë skuadre te argjentinasit e River Plate. Ajo që favorizon më shumë transferimin e sulmuesit te "Zonja e Vjetër" është aktivizimi jo i shpeshtë i tij në radhët e kampionëve të Spanjës, pavarësisht dëmtimit të Lionel Mesit dhe Samuel Eto'o. Saviola ka qenë edhe protagonist në tripletën katalanase në mesjavë ndaj Alaves të vlefshme për Kupën e Mbretit. Por sipas zërave të merkatos, presidenca e Barcelonës i ka propozuar një rinovim të kontratës talentit argjentinas. Kështu Juventusi pas zyrtarizimit të Hasan Salihamidzic kërkon të afrojë në formacionin bardhezi një tjetër futbollist titullar. Verën e kaluar Juventusi humbi një numër të madh yjesh si Fabio Kanavaron, Xhanluka Zambrotën, Lilian Thuram, Emerson, Patrik Vieira dhe Zlatan Ibrahimovic.
Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›