Fejzullah Ademi: Perspektiva e volejbollit është shkolla...

Nga Xhavit Kajtazi
Volejbolli i Kosovës gjatë vitit të kaluar, pa marrë parasysh vështirësitë, ka lënë gjurmë të shënueshme, të cilat do të kujtohen për disa të vecanta të pamohueshme. Ndër to, duhet përmendur tri: suksesin e kampionit të Kosovës në Superkupën gjithëkombëtare, kur mundi kampionin e Shqipërisë, Dinamon e Tiranës (në konkurrencën e meshkujve), turneun ndërkombëtar "Prishtina 2006" në konkurrencën e femrave, si dhe Kampin e volejbollit në Tivar, ku nga ekspertët e njohur botërorë pati vlerësime për supertalentët, që i ka edhe Kosova. Si i sheh këto të arritura Fejzullah Ademi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës? Për shtatë vjet, as shtatë emra!? "Për mua Kampi i Tivarit ishte tejet domethënës. Ai mund të na shërbejë edhe ne si shembull se duhet të bëjmë organizime të tilla. Aty ku punohet me të rinj, aty volejbolli ka ardhmëri. Ne na u deshën shtatë vjet që të kemi një teknik-organizues të lojës (Adriatik Kajtazi, anëtar i Mabeteksit, volejbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2006), si dhe Semsije Asllanaj (që aktualisht luan në Zvicër),Vlora Hasani (anëtare e Mabeteksit, volejbollistja më e mirë e Kosovës për vitin 2006) dhe po përpiqemi ta bëjmë një tjetër emër të dalluar (Deniza Hasani, anëtare e Mabeteksit, shpresa më e mirë e Kosovës), e cila po përparon hap pas hapi". Fejzullah Ademi, prore përparësi i jep punës më shkollat e volejbollit, të cilat për fat të keq në Kosovë funksionojnë me hope. Lëvizjet pozitive që i kanë nisur skuadrat, megjithatë, kanë shumë mangësi, për të cilat duhet pasur kujdes t'i mënjanojmë me kohë. Për cka në të vërtetë është fjala? "Përzgjedhja e lojtarëve të rinj, për fat të keq nuk është bërë në mënyrë përkatëse. Gjatësia, që është e pazëvendësueshme dhe e pakompensueshme në volejboll, mungon të shumica e skuadrave, madje në të dy konkurrencat. Ne na duhen lojtarë të gjatë. Duhet t'i gjurmojmë dhe t'i kemi në shkollat e volejbollit, të cilat për fat të keq pak po udhëhiqen nga profesionistët. Merreni shembull turneun e juniorëve, ku gjatësia nuk të kënaqë. Shumica e skuadrave pjesëmarrëse, obligimin e kryejnë vetëm sa për të thënë, pa ndonjë motiv më të madh, që të sigurojnë perspektivën e mirë që buron nga shkollat e volejbollit". Trajnerët në Kuvend, trajnerët në Këshillin Drejtues?! Brendapërbrenda federatës janë zhvilluar veprimtari që shpesh janë diskutuar, kritikuar, sidomos në pikëpamje të nderimit të rregulloreve dhe të akteve normative. Kuvendi është i përbërë kryesisht nga trajnerët e skuadrave, të cilët, janë përfaqësues të klubeve. Një pjesë e tyre janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues. Lidhur me këtë, Fejzullah Ademi, shprehet: "Si sekretar kam menduar se do ta jap kontributin tim më të madh. Mirëpo, mund t'u them se janë bërë shumë thyerje të rregulloreve. Kush u dënua në FVK, por disa rasteve të vogla? Ka pasur mjaft raste që është dashur të marrin përgjigjen përkatëse sipas rregulloreve në fuqi. Synimet që të jenë trajnerët edhe në krye të skuadrave edhe në Kuvend edhe në Këshillin Drejtues nuk përkojnë me rregulloret e FVK-së. Trajnerët duhet të punojnë me skuadra, ndërsa këtë detyrë është dashur ta marrin përsipër ta kryejnë përfaqësuesit e skuadrave, të dalë nga udhëheqjet e tyre. Kjo më bën të bindem se shumë skuadra nuk i kanë të organizuara klubet ashtu si kërkon rendi...". Rregulloret dhe kundërshtimet... "Kur flasim për volejbollin duhet të flasim të gjithë njësoj. Rregullorja e brendshme ka pësuar disa herë ndryshime, por ende vazhdojnë kundërshtimet. Unë pyes tash: pse të mos mund të lëvizë lojtari ku të dojë? Pse duam që t'ua lidhim duart atyre?", - thotë Fejzullah Ademi.