Shëndrit Dehari arriti në Barcelonë

Gostivar - Shëndrit Dehari tenisti i njohur nga Gostivari të martën ka udhëtuar për në qytetin e Barcelonës (Spanjë) për të zhvilluar fazën përfundimtare të përgatitjeve para turneut, i cili do të mbahet në Amerikën Latine. Dehari për në Barcelonë ka udhëtuar së bashku me trajnerin Dejan Marinkovic dhe shokët Tomoslav Jotovski dhe Vasko Zdravkin. "Ai është nisur me avionë nga Shkupi për në Pragë, ndërsa ka vazhduar drejt Marsejës dhe në Barcelonë ka mbërritur në ora 23 e 30 minuta", është shprehur për prindi i Shëndritit, Agron Dehari. Ai ka zgjedhur Barcelonën për shkak të ambientit më të mirë, ndërsa do të stërvitet një javë, më pas udhëton drejt Amerikës Latine. Stërvitjet e para Shëndriti i ka filluar të mërkurën
K.S.